Goli i Charles De Ketelaere, i konfirmuar nga arbitri La Penna gjatë ndeshjes Atalanta-Milan, ka shkaktuar shumë polemika, veçanërisht mes tifozëve të Milanit. Pas ndeshjes, trajneri Paulo Fonseca shfaqi zemërimin e tij, çka mund t’i kushtojë pezullimin. Në programin Open VAR, u transmetua audio nga dhoma e VAR pas episodit që solli golin: “Gjithçka është në rregull, nuk ka asgjë të dyshimtë. Kërcen më herët, kërcen absolutisht në kohë. Kontrolli u përfundua, goli është i rregullt.”
Dino Tommasi, anëtar i komisionit të arbitrave (CAN), shtoi në vlerësimin e situatës: “Ishte një performancë e shkëlqyer nga La Penna. Në këtë episod, ai vendosi në fushë për një arsye shumë të thjeshtë: De Ketelaere i rrëmben kohën Theo Hernandez-it dhe e bën këtë pa faull. Ka një mbështetje të lehtë, por nuk ia heq kohën kundërshtarit me një shtyrje, dhe analiza e VAR-it konfirmoi këtë vendim arbitrar. Në nivelin europian, për këtë situatë nuk do të kishte as diskutim. Por, e përsëris: është absolutisht një gol i rregullt,” tha ai për DAZN.
Në fokus edhe ndërhyrja e Kalulu
Gjatë transmetimit u analizua gjithashtu përplasja mes Kalulu dhe Odgaard në ndeshjen Juventus-Bologna, që nuk çoi në një karton të kuq për francezin. Ja përse:
“Ekzistojnë vetëm tre nga katër kriteret për DOGSO (ndalim i një mundësie të dukshme për të shënuar gol, çka meriton karton të kuq): distanca nga porta, numri i mbrojtësve dhe drejtimi i aksionit. Por mungon posedimi efektiv i topit nga Odgaard. Prandaj, pa DOGSO, VAR-i nuk mund të ndërhynte. Gabimi i arbitrit ishte që nuk dha faull dhe karton të verdhë, nëse supozojmë që Odgaard mund të kishte garuar për topin ndaj Perin-it,” shpjegoi Tommasi.
Ky ishte audio i dhomës VAR për këtë episod
“Mundësi DOGSO, ka faull, por duhet të kuptojmë nëse ka posedim të topit. Nuk ka mbrojtës të tjerë afër, por lojtari nuk ka ende kontroll mbi topin dhe nuk mund ta ketë, sepse topi është anësor dhe kërcen shpejt para tij. Ai nuk mund të arrijë topin. Portieri është në dalje dhe lojtari nuk mund ta kontrollojë topin. Kontrolli u përfundua”.
Charles De Ketelaere scored against his former team #AtalantaMilan pic.twitter.com/r9t21b2ywu
— Lega Serie A (@SerieA_EN) December 7, 2024