Kevin De Bryjne ishte një nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës në Serinë A, kur pranoi ofertën e Napolit për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre. Por vetëm 6 muaj pas mbërritjes në Itali, mesfushori belg po bën gati valixhet të largohet.
Sipas “Il Mattino”, një gazetë pranë klubit të Napolit, qëndrimi jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë të lojtarit, po shtyn klubin të mendojë shitjen e tij. De Bryjne nuk do të ngutet për kthimin nga dëmtimi, pasi ka si qëllim të luajë Botërorin ndaj nuk do të rrezikojë me një kthim të parakohshëm në fushë. Dhe duket se edhe atij i pëlqen plani i Napolit.
Bëhet e ditur se futbollisti ka dhënë gatishmërinë e tij të transferohet në një kampionat tjetër, me oferta të ndryshme nga SHBA dhe Arabia Saudite që kanë mbërritur në adresë të Napolit dhe futbollistit. Ky i fundit po i shqyrton me idenë e qartë të një transferimi që mund të kryhet që në merkaton e janarit.