De Bruyne te Napoli është zyrtare, vjen njoftimi i De Laurentiis: “Mirësevjen Kevin”

Kevin De Bruyne është lojtar i Napolit. Tashmë është zyrtare. Ka ardhur njoftimi i Aurelio De Laurentiis: “Mirësevjen Kevin”. Mesfushori belg do t’i bashkohet kampionëve të rinj të Italisë dhe do të jetë pjesë e skuadrës që Antonio Conte do të ketë në dispozicion për sezonin 2025-2026. Një goditje e madhe nga ana e klubit napolitan, që ka siguruar një lojtar të nivelit absolut dhe që do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm edhe për rikthimin e SSC Napolit në Ligën e Kampionëve.

“Kevin është krenar që është njëri prej nesh!”. Kështu kampionët e Italisë e kanë zyrtarizuar blerjen e mesfushorit belg.

Shifrat dhe detajet e marrëveshjes
Kevin De Bruyne do të transferohet te Napoli pasi ka lënë Manchester City dhe do të përfitojë një pagë totale – mes rrogës dhe bonusit të firmës – që i afrohet 10 milionë eurove në vit. Negociatat janë përmbyllur në ditët e fundit dhe gjithçka ka pasur një përfundim pozitiv pas arritjes së marrëveshjes për menaxhimin e të drejtave të imazhit të futbollistit belg.

KDB ka firmosur një kontratë për tre sezonet e ardhshme dhe struktura e marrëveshjes parashikon një pagesë vjetore prej 6 milionë euro për dy vitet e para të kontratës, e cila do të reduktohet në 5 milionë euro në rast se ushtrohet opsioni për një vit të tretë shtesë.

De Bruyne te Napoli: si do të luajë me Conte
Ish-kapiteni i Manchester City është përdorur në të gjitha rolet e mesfushës nga Pep Guardiola dhe ka treguar të gjithë repertorin e tij, si në aspektin teknik ashtu edhe në atë fizik. Në vitet e fundit, zona e tij e veprimit është spostuar disa metra më pas, por aftësitë dhe cilësitë e tij karakteristike i kanë mundësuar të shkëlqejë si në rolin e trekuartistit, ashtu edhe si mezzala në një mesfushë me tre.

Aftësia e tij për të vepruar mes linjave në fazën ofensive dhe për të ndërtuar lojën në fazën e ndërtimit do t’i japë teknikut Antonio Conte më shumë zgjidhje për një sezon të ngarkuar siç pritet të jetë ai i 2025-2026 për Napolin.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top