David Harbour në një romancë të re dashurie?

Mediat britanike raportojnë se David Harbour, mund të ketë rindezur romancën me Natalie Tippett, gruan me të cilën ai dyshohet se ka tradhtuar ish-bashkëshorten, këngëtaren Lily Allen.

Sipas Daily Mail, persona pranë ish-çiftit besojnë se Tippett dhe Harbour kanë qenë në të njëjtin resort spa në Winnipeg të Kanadasë, gjatë muajit shtator, kohë kur aktori ndodhej atje për xhirimet e filmit “Violent Night 2”.

Tippett, një kostumografe 35-vjeçare nga New Orleans, publikoi në Instagram një seri fotosh “nga jeta së fundmi”, ku një prej tyre e tregon pranë një zjarri kampi – pamje që, sipas fansave, duket se përputhet me ambientet e Thermea Spa Village.

Ndërkohë, Daily Mail raporton se edhe Harbour është parë disa herë në të njëjtin spa gjatë pushimeve nga xhirimet.

Në raportim thuhet gjithashtu se Tippett nuk është pjesë e ekipit të kostumeve për filmin e ri, duke shtuar dyshimet për arsyet e udhëtimit të saj në Winnipeg.

Një burim i cituar nga Daily Mail ka deklaruar:
“Ne e dimë që ai dhe Natalie kanë qenë bashkë kohët e fundit.”

Muajin e kaluar, Tippett u identifikua nga mediat si gruaja me të cilën Harbour dyshohet se ka pasur një lidhje gjatë martesës me Allen.

Në albumin e saj të ri “West End Girl”, këngëtarja trajton edhe tradhtinë, duke përfshirë një këngë të titulluar “Madeline”, për të cilën Tippett ka reaguar shkurtimisht për Daily Mail:

“Sigurisht që e kam dëgjuar këngën… Por kam familje dhe gjëra për të mbrojtur.”

Harbour dhe Tippett janë njohur në xhirimet e filmit të Netflix “We Have a Ghost” në vitin 2021, ku dyshohet se ka nisur edhe afrimi i tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top