David Beckham padit Mark Wahlberg

David Beckham ka paditur aktorin, Mark Wahlberg për shkak të një marrëveshjeje të dështuar në lidhje me promovimin e markës së fitnesit të Wahlberg.

Ish-futbollisti anglez pretendon se si pasojë e partneritetit të dështuar ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, rreth 9.8 milionë euro, shkruan The Sun.

Beckham 45-vjeçar pranoi të bëhej ambasadori global i firmës kur u zhvendos në Los Angeles dhe ai dhe Whalberg kishin një miqësi.

Ai gjithashtu ka paditur firmën e aktorit, Mark Wahlberg Investment Group (MWIG) dhe themeluesit e grupit të palestrës “F45”, Adam Gilchrist dhe Rob Deutsch.
Ai pretendon se humbi më shumë se 9.8 milionë euro kur stoqet që iu premtuan u mbajtën deri në rënien e çmimeve të aksioneve.Wahlberg dhe bashkëpandehurit e tij pretendojnë se akuzat për “mashtrim” janë të pabaza dhe i kanë kërkuar një gjyqtari të hedhë poshtë padinë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top