David Beckham nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame

Ish-futbollisti i njohur David Beckham do të nderohet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, duke u bashkuar me emra të mëdhenj të sportit dhe showbiz-it botëror.

Ceremonia është planifikuar të zhvillohet më 12 qershor, ndërsa bashkëshortja e tij Victoria Beckham do të ketë një rol të veçantë si një nga folëset e eventit.

Në një deklaratë përmes faqes së Hollywood Walk of Fame, Ana Martinez tha: “Nderimi i David Beckham me një yll në Hollywood Walk of Fame në kategorinë e ‘Sports Entertainment’ vjen në një moment të përshtatshëm, ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të presin Kupën e Botës FIFA”.

“Roli i Beckham në rritjen e profilit të futbollit në Amerikë dhe ndikimi i tij i qëndrueshëm në sport, argëtim dhe kulturën globale e bën këtë nderim veçanërisht domethënës.”

Emri i tij në pllakë do të përfshijë titullin “Sir”, pasi ai u nderua me titull kalorësie nga Mbreti Charles vitin e kaluar.

Në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe aktori i njohur Tom Cruise, ndërsa David Beckham do të jetë ylli i 2,849-të në Hollywood Walk of Fame.

Organizatorët theksojnë se përzgjedhja bazohet në arritjet profesionale, ndikimin afatgjatë dhe kontributin në komunitet, si dhe në pranimin e pjesëmarrjes në ceremoninë e nderimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top