Dasmë në familjen mbretërore, Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar.

Sipas raportimeve, martesa e Princit është kremtuar në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të këtij momenti.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend me rëndësi historike për familjen mbretërore.

Përzgjedhja e këtij ambienti lidhet edhe me trashëgiminë e familjes së Mbretëreshës Geraldinë, me origjinë hungareze, e cila sipas njoftimit mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së familjes mbretërore shqiptare.

Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top