Dashnor Sula: Mendoj se Shqipëria bëhet vetëm me djem të rinj

Deputeti Dashnor Sula shprehet se demokratët e Elbasanit do t’i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Emri i tij në koalicionin e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, u listua pas lajmit se nuk ishte përfshirë në listat e Partisë Demokratike.

Sula shkruan se përveç “Nisma Shqipëria Bëhet” kishte dhe forca të tjera politike që e ftuan të bëhej pjesë e ekipeve të tyre. Deputeti shkruan se Shqipëri bëhet vetëm me djem të rinj.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq,

Jam i lumtur t’u njoftoj se demokratët e Elbasanit do ti përfaqësoj në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

U jam shumë mirënjohës Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, këtyre djemve të rinj dhe të papërfolur, që më ftuan të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit. Unë i falenderoj dhe shpreh mirënjohje edhe për drejtuesit e forcave te tjera politike që për etikë nuk po i përmend që më ftuan të bashkohesha në ekipin e tyre pas medalies që më dhanë si “SPAKIST”. Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj.

Nga sot, do të nis takimet me përkrahësit e mi, të cilët edhe në një ditë shumë të vështirë si ajo e djeshmja, më qëndruan pranë dhe më mbështetën.

U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam arritur tu përgjigjem, ju falenderoj përzermërsisht për fjalët.

Ma besoni, nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga Partia Demokratike. I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet.

Kam sakrifikuar kohën time, i kam hyrë në hak familjes sime dhe fëmijëve të mi, për të punuar cdo ditë për PD-në, por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm se kam shprehur mbështetjen time të palëkundur për institucionet e reformës në Drejtësi. Po e them që tani, SPAK-ist do të jem edhe në Parlamentin e ardhshëm sepse besoj që po i bën vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite.

Na priftë e mbara deri në 11 Maj!

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top