Dash Sula me Adriatik Lapajn/ Berisha: Bashkimi me patericën e Ramës s’është zgjidhje

Kreu demokrat Sali Berisha, ka komentuar largimin e deputetit të PD-së Dashnor Sula, i cili hyn në zgjedhje si kandidat për ligjvënës në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha tha se të “rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin tim nuk është zgjidhja”.

Gjithashtu, ai tha se “mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën”.

Berisha: Një pjesë nuk është e vërtetë se e kanë braktisur se nuk janë në zonë të sigurt. Një pjesë prej tyre ka thënë më përpara se nuk do të hyjnë në garë. Në tërësi, deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja me Edi Ramën zhvillohet jo nga opozitarë të opozitës, por në gjirin e aleancës më të fuqishme.

Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin tim nuk është zgjidhja.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top