Ish-deputeti Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në News 24, ku zbuloi se ka marrë disa oferta nga kryeministri Edi Rama për të kontribuar në institucionet e shtetit.
Sula u shpreh se ky veprim i Ramës tregon një mentalitet më të hapur dhe më modern krahasuar me atë të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Kam marrë disa oferta për të kontribuuar në shtetin shqiptar. Unë kam vendosur që me ofertat që më bën kundërshtari im politik, Edi Rama, tregon që ka mentalitet më të përparuar dhe jo primitiv, ne kemi mbajtur gjallë PD dhe na përzuri nga shtëpia, ndërsa kundërshtari politik të fton për t’u bërë pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar”, tha Sula.