DASH: Rusia ka treguar se nuk është një partner i besueshëm

SHBA tha sot se Rusia ka treguar se nuk është një “partner i besueshëm”, pas sulmit të Azerbajxhanit ndaj Nagorno-Karabakut dhe akuzave të Armenisë se Moska nuk i mbështet ato.

“Rusia ka treguar se nuk është një aleat i besueshëm,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje.

Të dielën, kryeministri armen Nikol Pashinyan fajësoi drejtpërdrejt Moskën, duke i quajtur aleancat e vendit të tij “të paefektshme”, diçka që Rusia e kundërshton.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shprehu gjithashtu “shqetësimin e thellë” të SHBA-së për fatin e banorëve armenë të Nagorno-Karabakh, duke theksuar se ajo “miraton” thirrjet për vendosjen e një misioni ndërkombëtar në rajon për të sjellë transparencë dhe për të siguruar civilët. Ai ka shtuar se për këtë çështje janë duke u zhvilluar “diskutime”, por pa dhënë detaje të tjera.

Miller bëri thirrje që të vazhdojë të respektohet armëpushimi, të plotësohen nevojat humanitare të popullsisë dhe të rifillojnë bisedimet e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top