DASH: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet për çështjen ‘Beleri’

Departamenti Amerikan i Shtetit dërgoi një tjetër mesazh për autoritetet shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i DASH tha se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit”.

Beleri mbahet në paraburgim prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua në akuzën për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top