“Daniele De Rossi krenaria jonë, Yankee go home” ky është shkrimi që u shfaq këtë mëngjes në shumë postera të vendosur në Romë gjatë natës. Iniciativa anonime e disa tifozëve ka ardhur pikërisht në ditën e debutimit të verdhekuqve në Europa League, mbrëmjen e sotme kundër Athletic Bilbaos.
Posterët e dedikuar për teknikun e shkarkuar De Rossi u shfaqën në Lungotevere nga Testaccio në stadiumin Olimpico, në unazën mbi Corso Francia dhe rrugët e tjera drejt stadiumit.
PËRPLASJA ME CEO-n SOULOUKOU
Sipas asaj që u mësua, ishte CEO e klubit Lina Souloukou ajo që donte që De Rossi të largohej nga Trigoria, pasi kishte pasur tashmë disa debate me trajnerin në javët e fundit. 41-vjeçarja që mbërriti në prill 2023, kur dëgjoi intervistën e ish-kapitenit Totti në Sky, besoi se shprehja “Daniele është një rrufepritës” do të frymëzonte pikërisht teknikun De Rossi. Ky është motivi që ajo kontestoi trajnerin, edhe para rezultateve zhgënjyese të Romës së tij.
Fërkimi mes trajnerit dhe drejtueses greke kishte disa kohë që kishte lindur. Një nga diskutimet kryesore kishte qenë aktivizimi i Dybala, i cili në paraqitjen e tij të 15, do të shihte rritjen e pagës së tij në 7.5 milionë euro neto falë rinovimit automatik. Një opsion që klubi verdhekuq dëshiron ta shmangë me çdo kusht deri në fund.
KËRCËNIMI I TIFOZËVE E DORËHEQJA E LINËS
Administratorja e deleguar e klubit përfundoi në shënjestër të parrullave dhe sloganeve fyese si në rrjetet sociale ashtu edhe në rrugët e qytetit të përjetshëm, si pankarta “DDR deti i Romës… Lina e keqja e Romës!”. E për këtë arsye ajo u vu nën mbrojtje nga autoritet romane. Kjo nuk mjaftoi e Lina Souloukou dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.