Dani Olmo, dita e fundit në Barcelonë: Milan gati, por nuk është i vetmi

Situata e ndërlikuar e Dani Olmo te Barcelona po tërheq vëmendjen e disa klubeve europiane, mes të cilëve edhe Milan. Blaugranat, me shumë vështirësi, arritën ta regjistronin sulmuesin e blerë nga Leipzig për 60 milionë euro deri më 31 dhjetor. Megjithatë, me skadimin e këtij afati, ata duhet të sigurojnë garanci të reja për ta mbajtur lojtarin edhe për pjesën e dytë të sezonit. Garanci që, sipas La Liga, ende nuk janë dhënë. Barcelona synon ta zgjidhë situatën deri nesër, por nëse nuk bën një lëvizje të minutës së fundit, rrezikon ta humbasë lojtarin falas që në janar, për shkak të një klauzole të përfshirë në kontratën e tij.

Nëse Manchester United dhe Manchester City kanë nisur tashmë kontaktet me menaxherin e tij, në Itali është Milan ai që po shqyrton mundësinë, sipas raportimeve të Corriere della Sera dhe La Repubblica. Dani Olmo i ka dhënë përparësi Barcelonës, por nëse situata nuk zgjidhet së shpejti, është e qartë se ai nuk do të presë pafundësisht.

Kuqezinjtë kanë ndjekur lojtarin që nga koha e tij te Dinamo Zagreb dhe kishin tentuar ta transferonin edhe përpara kalimit të tij te Leipzig. Tani janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për Okafor dhe Jovic për të krijuar hapësirën ekonomike që nevojitet për këtë operacion. Megjithatë, konkurrenca është e ashpër dhe me fuqi ekonomike më të madhe, duke e bërë këtë një sfidë thuajse të pamundur. Për momentin, Dani Olmo mbetet një ëndërr për Milan.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top