Damian Gjiknuri ka mohuar njohjet me trafikantët e drogës që janë takuar në ishullin Aruba, një fakt i përfshirë në dosjen e prokurorisë me akuzat për trafikun ndërkombëtar të kokainws dhe pastrimit tw parave. Gjiknuri hodhi poshtw akuzat e Sali Berishës që e përmendi në parlament si një nga njerëzit që ka qenë në Aruba, në takimet e trafikantëve që kishin si synim projektet infrastrukturore për pastrimin e parave.
“Ka një parim ai, që thotë “S’ka rëndësi gënjeshtra, rëndësi ka kush e thotë i pari”, Ajo teknologjia e tij funksionin, Unë skam lidhje me ata persona, nuk njoh asnjë nga ata. Fatkeqësisht disa nga emrat që përmenden aty, familjarët e tij janë në foto” tha Gjiknuri.