Dalja e parë publike e Michael Schumacher pas aksidentit: kampioni gjerman ka marrë pjesë në dasmën e të bijës

Pas thashethemeve që ndjekin njëri-tjetrin prej muajsh, konfirmimi ka ardhur direkt nga Gjermania: Michael Schumacher ka marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij Gina Maria, duke u shfaqur në një event publik njëmbëdhjetë vjet pas aksidentit të tmerrshëm të skive. Duke filluar nga ai 29 dhjetor 2013, kur ai u rrëzua gjatë një zbritjeje në pistën e Meribel, familja gjithmonë ka dashur të ruajë konfidencialitetin maksimal për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1. Megjithatë, me rastin e ngjarjes së lumtur, kampioni gjerman ka lënë shtëpinë në liqenin e Gjenevës për të marrë pjesë në ceremoninë në Majorka.

Konfirmimi ka ardhur nga mediat gjermane, duke nisur nga Bild, e cila nënvizonte sesi Schumacher mbërriti direkt me avion nga Zvicra në vilën e vajzës së tij në Balearis, e pajisur me një pistë të brendshëm uljeje, thelbësore për t’u fshehur nga sytë kureshtarë. Shtëpia, e blerë në Puerto de Andratx nga familja Schumacher në 2018 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, për një shumë afër 30 milionë euro, në fakt ishte ndarë në dysh për të forcuar privatësinë dhe aksesi do të autorizohej vetëm në vijim të kontrolleve të rrepta për të ftuarit, të cilët u detyruan të linin celularët në hyrje.

Masa mund të jetë zbatuar për të parandaluar daljen e fotove të dasmës mes Gina Maria dhe Iain Bethke, megjithatë gjithçka tregon edhe për praninë e Michael Schumacher në event dhe synimet e bashkëshortes së tij Corinna për të ruajtur konfidencialitetin në lidhje me gjendjen e ish- pilotit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top