Dalin rezultatet në Turqi/ Erdogan rrëzon të gjitha sondazhet

Me mjaft interes po priten këtë të diel edhe zgjedhjet në Turqi. 64 milionë votues me të drejtë vote kanë hedhur votën e tyre për të zgjedhur një president dhe parlament për një mandat 5-vjeçar. Sipas të dhënave të 82.5% të qendrave të votimit duket se Rexhep Taip Erdogan po shkon drejt një tjetër mandati pas më shumë se 20 vitesh në pushtet.

Sipas të dhënave paraprake, Erdogan ka marrë 50.30% të votave. Rivali i tij republikan Kemal Kilicdaroglu ka marrë 43.91% të votave. Nëse këto rezultate do të konfirmohen atëherë Erdogan ka rrëzuar të gjitha sondazhet që i jepnin fitoren opozitës. I treti është renditur Sinan Ogan me 5.31% të votave ndërsa i fundit është Muharrem Inçe me 0.48% të votave i cili pak ditë më parë deklaroi tërheqjen nga gara, por emri i tij kishte mbetur në fletën e votimit.

Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë të votimit, do të mbahet balotazh më 28 maj. Pjesëmarrja është 88.32% të personave që kishin të drejtë vote.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top