Në një ceremoni shumë private, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë fejuar. Lajmi është dhënë publikisht përmes një njoftimi zyrtar nga Pallati Mbretëror Shqiptar.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.
Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, thuhet në njoftim.
Pak kohë më parë Leka u divorcua nga aktorja Elia Zaharia, me të cilën ka edhe një fëmijë. /LAPSI.al




