Dalin exit poll/ Kush i fitoi zgjedhjet europiane në Holandë

Ishte Holanda që hapi maratonën elektorale të zgjedhjeve europiane të 2024-ës. Megjithatë, e djathta ekstreme duket se nuk ka marrë rezultatin që jepnin sondazhet. Në exit poll-et e publikuara shihet se partia e ekstremistit Geert Wilders ka marrë vetë 7 vende në Parlamentin Europian ku deri tani nuk kishte asnjë deputet.

Ndërsa Laburistët e udhëhequr nga Frans Timmermans kanë 8 vende. Loja megjithatë mbetet e hapur dhe rezultati do të kuptohet vetëm mbrëmjen e së dielës, me të dhënat reale nga votimi i të 27 vendeve të BE-së.

Exit poll-et dolën pas një dite të shënuar, ndër të tjera edhe nga sulmet e hakerëve ndaj votave pro-ruse. “Duam më pak emigrantë, duam të shtrëngojmë rregullat dhe politikat për azilin”, – ishte mantra e zakonshme e Wilders.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top