Dalin disa emra nga gara për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit

Gara për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit ka ngjallur interes tek dhjetra punonjës. Në këtë garë deri më tani janë mbi 30 aplikantë që kanë dorëzuar dokumentacionet për drejtues qarqesh.

Pjesa dërrmuese mësohet se janë efektivë me postin nëndrejtorë në Drejtoritë e qarqeve.

Ndërkohë për sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar:

-Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policise së Lezhës.

-Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë.

-Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korcë.

-Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës.

-Ermal Muca, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë.

-Ardian Cipa, aktualisht drejtues i Policisë në Gjirokastër.

-Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.

Ndërkohë konfirmohet se deri më tani nuk kanë aplikuar në garë drejtuesi i qarkut të Beratit, Kastriot Skenderaj dhe ai i Shkodres, Edmond Sulaj.

Ende nuk dihet nëse aplikuesit aspirojnë, postet aktuale apo drejtori në qarqe të tjera.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top