Për rreth 90 minuta kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë rozë mbrëmjen e së mërkurës. E pranishme ka qenë edhe drejtuesja e fushatës për Tiranën Belinda Balluku dhe kandidatja në tentativë për kryetare të bashkisë së kryeqytetit Ogerta Manastirliut.
Gjykata Kushtetuese vendosi që zgjedhje në Tiranë nuk do të ketë, por Rama ka i prerë në porositë e tij. Rama ka kërkuar rienergjizimin e strukturave të PS në Tiranë dhe organizimin më të mirë të partisë.
Sipas të njëjtave burime, Rama ka dhënë porosi për strukturat e PS në kryeqytet, duke kërkuar forcimin e organizimit të partisë, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe adresimin e problematikave që vijnë nga njësitë administrative.
Kryeministri ka theksuar se partia duhet të vijojë ritmin e punës dhe të jetë e përgatitur për zgjedhje në çdo moment, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
“Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë. Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, – raportohet të jetë shprehur Rama.