Daja shpërthen kundër FSHF-së pas humbjes me Vorën: “Mund të na kursehej kjo ndeshje në mes të playoff”

“Ky është futbolli ynë në Shqipëri, nuk kemi çfarë të bëjmë. Mund të na kursehej kjo ndeshje në mes të play-off-it, por gjithsesi pranojmë verdiktin dhe shohim përpara”. Fjalët e thëna nga teknikut i Dinamos Ilir Daja pas humbjes me Vorën, në javën e parë të Abissnet Superiore, janë një thumbim i fortë për Federatën Shqiptare të Futbollit, që nuk mendoi të shtynte debutimin e bluve, pavarësisht se janë të impenjuar në playoff të Conference League kundër Pafos (1-1 ndeshja e parë). Tekniku ka menduar të rreshtojë lojtarët që kanë patur më pak minuta, për të shmangur lodhjen përpara kthimit në Qipro, por rezultati ka qenë një humbje befasuese.


Ngjajnë si vendime fjalët e teknikut Daja, që nuk gjen ngushëllim, duke e patur ndeshjen tjetër me Pafos të enjten: ““Nuk mundemi dot të përgatitim për një javë tre ndeshje dhe kur të kthehemi nga Qipro, nuk mund të përgatitim 4 ndeshje në 8-9 ditë, që do të thotë se e kishim të detyrueshëm një rotacion total. E nisëm ndeshjen me vetëm 2 lojtarë të formacionit, Alijin dhe Vilën. Gjithë pjesa tjetër ishin lojtarë të formacionit të dytë. Sigurisht, janë të Dinamos dhe nuk i nënvlerësojmë aspak, por nuk kanë luajtur asnjëherë bashkë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top