Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ndarë këngëtares Dafina Zeqiri çmimin “Hyjnesha në Fron”, si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë.
Ky simbol i rëndësishëm kulturor iu dhurua artistes për suksesin e saj në skenën muzikore shqiptare dhe për promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, Rama vlerësoi punën dhe ndikimin e Dafinës, duke theksuar se ajo është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare.
Pas ndarjes së çmimit, u njoftua se do të mbahet edhe një konferencë për media.
