Dafina i reagon ashpër Sarës: Merru me fëmijën dhe burrin tënd

Dafina Zeqiri ka reaguar së fundmi ndaj intervistës së dhënë nga Sara Hoxha.

Ishte Sara ajo që e riktheu temën në fjalë, e pyetur në një intervistë televizive në Top Channel.

“Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri”, tha Sara.

‘Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë’- tha Sara

E nuk ka vonuar përgjigja e Dafinës në ‘Threads’.

‘Vajzë, kujdesu për fëmijën tënd dhe burrin. Ndalo së përmenduri emrin tim. Sa e zorshme mund të jetë? Je shumë e fiksuar, chill’, është shprehur ajo.

Çka lë përshtypje është fakti se fjalën burrë, Dafina e ka vendosur në thonjëza.

Nuk i duket Ledri vërtetë burri i Sarës apo çka do të thotë me këtë gjë? Ajo që dihet sigurt është që thonjëzat nuk janë të vendosura rastësisht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top