Daçiç: Beogradi u mashtrua, Prishtina refuzon të formojë Asociacionin. Turp për BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se lidhjet e ngushta të Beogradit me Rusinë dhe Kinën lidhen me marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit ndaj Kosovës. Mes të tjerash Daçiç tha se Beogradi u mashtrua, pasi Prishtina ka refuzuar që të formojë Asociacionin.

“Beogradi ndihet i mashtruar për shkak të refuzimit të Prishtinës për të formuar Unionin e Komunave Serbe në Kosovë, por ky nuk është turp për Serbinë, por për Bashkimin Evropian, sepse Prishtina i dikton Brukselit se çfarë mund të bëjë”, theksoi Daçiç, shkruan N1.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duke e toleruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka humbur rastin për të parandaluar situatën me aneksimin rus të Krimesë.

“Sa i përket luftës në Ukrainë, komuniteti ndërkombëtar nuk ishte aq i zëshëm në apel për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë kur Kosova shpalli pavarësinë”, tha Daçiç.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top