Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit, kush e zëvendëson (Emri)

Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërsa sot Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, duke njoftuar vakancën, ka kërkuar nga KQZ që të plotësojë vakancën.

Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se ditën e premte, në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja për të shqyrtuar projektvendimin për plotësimin e kësaj vakance të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Emri që pritet të zëvendësojë Çyrbjan në Grupin Parlamentar socialist është Erjon Meka, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës.

Çyrbja dorë zoi mandatin e deputetit një ditë pasi u thirr nga SPAK për një kallëzim që kishte bërë në Prokurorinë Speciale, Partia Demokratike, lidhur me kohën kur ish-deputeti socialist drejtonte Kadastrën e qytetit bregdetar.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top