Curtis Jones ka kompletuar transferimin te Interi dhe tashmë është zyrtarisht futbollist i klubit italian.
Mesfushori anglez ka mbyllur aventurën e tij me Liverpoolin dhe i bashkohet Interit për 30 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe 5 milionë euro bonuse. Liverpooli ka siguruar gjithashtu 10% të shumës së një shitjeje të ardhshme të lojtarit.
Transferimi i Jones e çon në tre numrin e futbollistëve të Kombëtares së Anglisë nga Botërori 2026 që janë afruar te Interi gjatë kësaj vere. Para tij, klubi zikaltër ka siguruar shërbimet e John Stones dhe mbrojtësit të Tottenhamit, Djed Spence.
