Çudi në Korçë: Dinamo me rezerva, Skënderbeu e përmbys me poker në 25 minuta

Skënderbeu është rikthyer fuqishëm në kampionat, duke mposhtur Dinamon me rezultatin befasues 4-1, I pazakontë për një skuadër të vendit të fundit që mposht ekipin e vendit të dytë. Sfida nisi me një avantazh të hershëm për blutë, por korçarët përmbysën gjithçka falë një triplete spektakolare të Nasr dhe një penalltie të realizuar nga Nikaj.

Start me gol e pastaj… asgjë
Dinamo e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9’. Doci shërbeu për Qardakun, i cili u gjet i lirë në zonë dhe nuk e pati të vështirë të mposhte Rrokun, duke i dhënë avantazhin miqve. Skënderbeu reagoi me një rast të rrezikshëm në minutën e 21’, kur Juri nxori një top të mirë për Nasr, por Bismark ndërhyri në momentin e fundit, duke larguar rrezikun për Dinamon.

Korçarët vijuan të kërcënonin dhe në minutën e 35’, Sabo provoi me një gjuajtje nga distanca, por Teqja e ndali me sukses. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Nasr tentoi me një roveshatë spektakolare, por topi nuk gjeti kuadratin.

Poker në 25 minuta
Pjesa e dytë nisi me polemika, pasi në minutën e 47’, Juri dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë, por goli u anulua nga arbitri Alla pas konsultimit me VAR-in, që sinjalizoi një parregullsi. Megjithatë, në minutën e 55’, Skënderbeu gjeti barazimin me Nikajn, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar shifrat në 1-1.

 

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nasr mori një top të shkëlqyer dhe mposhti Teqjan pa më të voglin hezitim, duke përmbysur rezultatin në favor të Skënderbeut. Ekipi korçar nuk u ndal këtu dhe në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Bismark shërbeu saktësisht për Nasr, i cili realizoi golin e tij të dytë personal, duke thelluar avantazhin në 3-1.

Trajneri Ernest Gjoka reagoi menjëherë me tre zëvendësime, për të ruajtur lojtarët për ndeshjen e ardhshme me Laçin, duke hequr nga loja Nikajn, Estrelan dhe Sabon për t’i dhënë hapësirë Balajt, Janaqit dhe Lukinhas. Por pavarësisht ndryshimeve, Skënderbeu vijoi të dominonte dhe në minutën e 80’, Nasr vulosi rezultatin me golin e tij të tretë personal, duke kompletuar një tripletë spektakolare dhe duke i dhënë ekipit të tij një fitore të rëndësishme.

Lexo më tej: Skënderbeu “i fal” kualifikimin Dinamos: 0-4, me 10 lojtarë korçarët e humbasin fare
“Nuk është çështje impenjimi. Nuk kemi rast dhe kohë për të neglizhuar diçka. Shyqyr që patëm një Dinamo të cunguar. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që ndeshje të jetë këshut. Po të shikosh të gjitha ndeshjet, pjesa e parë ka qenë shumë e vështirë për ne, pothuajse në çdo ndeshje – tha Gjoka, që pastaj u ngacmua në lidhje me Kupën, kur luajti me lojtarët e rinj ndaj Dinamos, që i ktheu reston – Unë s’besoj se na ktheu reston, por di që ka pasur lojtarë të dëmtuar”, tha Gjoka.

 

Me këtë sukses, korçarët largohen nga vendi i fundit dhe ngjiten në vendin e 7’, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e dytë, duke humbur një mundësi për t’u afruar më shumë me kreun. Tekniku Ilir Daja, pas ndeshjes, është munduar të justifikojë przencën e linjave të dyta në fushë: “Lojtarët e rinj bënë një pjesë të parë goxha të mirë duke ditur që janë lojtarë të U-19 se, në ndeshjen e fundit kishim 3 lojtarë mangët, Lorran, Aliji dhe Toli, ishim të detyruar ti merrnim nga U-19. Në pjesën e dytë dhe nga marrja e dy golave të shpejtë dhe rëndimin e fushës u prishën ekuilibrat. Nuk kishim alternativa të tjera, sot paradite vendosëm kush do të jetë para mbrojtjes, vetëm Karamba mund të luante 45 minuta, Gudiabi mund të luante pak dhe Qefalija kishte probleme, nuk kishim zgjedhje tjetër, i përdorëm të gjithë lojtarët që kishim në pozicion”.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top