Çuçi i prerë: Kërkesën e SPAK për Berishën do ta votojmë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar se do ta votojnë për heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha. Çuçi u shpreh se ata nuk kanë diskutuar mandatin e deputetëve të tyre për këtë pjesë, jo më të Berishës.

“Pa diskutim, qëndrimi jonë është i prerë në këtë pikë. Ne nuk kemi diskutuar mandatin e kolegëve tanë kur SPAK kërkon një gjë të tillë në parlament. Ne do ta votojmë pro kërkesës së SPAK. Ne jemi në ushtrim të plotë të sovranitet që na kanë deleguar qytetarët dhe do vazhdojmë ta ushtrojmë. Është qesharake të mendosh që Bardhi do vijë të votojë heqjen e imunitetit të Berishës,” tha Çuçi.

Duke folur për mandatin e Arben Ahmetajt, Çuçi u shpreh se shumë shpejt do të merret vendimi nga grupi për të.

“Ben Ahmetaj nuk është në Shqipëri, është çështje e drejtësisë. Shumë shpejt do merret vendimi edhe nga grupi,” tha Çuçi.

Ndërsa për rregullorën e re të Kuvendit, Çuçi u shpreh se nëse deputetët do të ndezin zjarr në Kuvend do të përjashtohen me 60 ditë.

“Nëse 23 deputetë të opozitës do të ndezin zjarr në Parlament, do të përjashtohen 60 ditë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ata nuk erdhën”, tha Çuçi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top