Çuçi flet jashtë Kuvendit: Sot pamë të njëjtin skenar

Kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi u shpreh sot për gazetarët se e vetmja gjë që e rëndësishme në këtë seancë plenare është miratimi i buxhetit më të madh në 32 vite.

“E vetmja e re sot edhe që shqiptarët besojnë e kanë pasur dhe e kanë vëmendjen është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre 32 viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të 2013-ës.”

Ai u shpreh i keqardhur që lufta brenda PD-së e ka hequr fokusin nga çështjet me interes për qytetarët shqiptarë.

“Më vjen keq që lufta e brendshme në PD ka bërë që të jenë të shkëputur nga interesi i shqiptarëve. Sot që duhet të jepnin alternativat, folën me tymuese. Sot pamë të njëjtin skenar, për fat të keq që besoj unë shqiptarët nuk do duan ta shohin më shumë. E vetmja gjë që duhet tu ngelë në mendje shqiptarëve është buxheti i cili ka akorduar 400 mln euro plus për rritjen e pagave”, tha Çuçi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top