Cruz Beckham duket se po i dërgon mesazhe të fshehta vëllait të tij të madh, Brooklyn Beckham, përmes këngës së tij më të re “Loneliest Boy”.
Këngëtari 21-vjeçar, i cili po zhvillon një turne në Mbretërinë e Bashkuar, ka performuar këngën ende të papublikuar, ndërsa fansat janë të bindur se teksti i saj lidhet me përplasjet publike brenda familjes Beckham.
Në vargjet e këngës, Cruz këndon për një “djalë të vetmuar” që po “thyen zemrën e nënës së tij”, duke shtuar spekulimet se bëhet fjalë për Brooklyn Beckham.
Ndër rreshtat më të komentuar janë: “Loneliest boy, mama don’t talk too much / It’s breaking her heart”, si dhe “Don’t push all your friends away, when we’re tryna show you love”.
Sipas raportimeve të mediave britanike, Victoria Beckham është ndjerë “e thyer emocionalisht” për shkak të distancimit të djalit të saj të madh nga familja.
Kjo nuk është hera e parë që Cruz Beckham duket se thumbon publikisht vëllain e tij. Vetëm pak ditë më parë, ai publikoi një video gatimi në TikTok, që fansat e interpretuan si një ironi ndaj pasionit të Brooklyn Beckham për gatimin dhe projekteve të tij në këtë fushë.
Konflikti brenda familjes Beckham ka qenë në qendër të vëmendjes prej vitesh, duke u përshkallëzuar pas martesës së Brooklyn Beckham me Nicola Peltz në vitin 2022.
Së fundmi, Brooklyn ka deklaruar publikisht se nuk dëshiron të pajtohet me prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, duke i akuzuar për ndikim negativ në marrëdhënien e tij.