U largua me një rekord. Këtë herë, megjithatë, negativ. Do të jetë e vetmja e metë në një karrierë të ndërtuar tërësisht mbi rekorde, aq sa ai mban edhe rekordin e rekordeve botërore: janë 56 “trofetë jomaterialë” (ato që i donte dhe i ushqeu më shumë) të renditur nga Cristiano Ronaldo si në një listë ëndrrash të pamundura. Sigurisht që jo për të, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave (me 895 gola mes klubeve dhe Portugalisë), lojtari më i pranishëm ndonjëherë në turnetë e ekipeve kombëtare të mëdha: mori pjesë në 5 Kupa Bote dhe 6 Kampionate Evropiane, duke shënuar gjithmonë, përveç se… në Gjermani.
Ndoshta do të mbetet e vetmja keqardhje e tij: e mbylli me futbollin e madh (pothuaj e pamundur të jetë në Botërorin e ardhshëm, edhe pse ai shkruan në Instagram se do të vazhdojë…) pa shënuar asnjë gol (përveç dy penalltive të fundit kundër Sllovenisë dhe Francës). Por ndoshta, më keq akoma, është zhdukja nga titujt kryesorë, të kuptonte se ishte bërë një nga të shumtët, të mos ishte më krijuesi i diçkaje, as, madje, fajtori i eliminimit.
PORTUGALIA KËRKON NJË LIDER
Ndryshe nga Pepe pothuajse bashkëmoshatari i tij, i cili në moshën 41-vjeçare mbajti mbrojtjen në këmbë, Ronaldo, me praninë e tij të munguar, theksoi në mënyrë të pavullnetshme problemin e vërtetë të Portugalisë: mungesën e një pasuesi. Pas gati njëzet vitesh nën pushtetin e Cristiano Ronaldo (njeriu që theu të gjitha rekordet e kombëtares – paraqitje, gola, asiste -, fituesi i 5 Topave të Artë dhe 5 Champions, ylli i rrjeteve sociale me 634 milionë ndjekës në Instagram), do të duhen po aq herë – ndoshta dyfish, trefish ose katërfish – përpara se Portugalia të arrijë të gjejë një udhëheqës të ri.
Euro 2024 i dorëzoi historisë së futbollit madhështinë e portugezit Ronaldo, e bëri këtë “me zbritje”, domethënë duke u treguar të gjithëve (jo vetëm portugezëve) atë që nuk është më, duke në bërë të kuptonim se çfarë ishte, çfarë kemi shijuar dhe çfarë, në mënyrë të pashmangshme, do të humbasim.