Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldo dhe Juventus tani duket se është shkatërruar në mënyrë të pariparueshme. Pas implikimeve të njohura për rastin e letrës “sekrete” të Fabio Paratici, sulmuesi i Al-Nassr ka vendosur të padisë klubin bardhezi duke u mbështetur drejtpërdrejt në Kolegjin e Arbitrazhit në Coni, që zgjidh problemet mes lojtarëve dhe klubeve. Avokatët e futbollistit portugez i kanë kërkuar shoqërisë së kryesuar nga Gianluca Ferrero 19 milionë euro, të përfshira në buxhetin e pagave të vitit 2021.

Në shtëpinë e Juventus, megjithatë, çështja nuk ka shkaktuar shqetësim. Arsyeja është se, siç doli nga hetimet e kryera nga Consob dhe Prokuroria e Torinos, marrëveshjet janë respektuar. Përfshirë ato të futura në “dokumentet private” të famshme, me rikuperimin e tre nga katër pagesat mujore nga të cilat lojtarët kishin hequr dorë gjatë emergjencës Coronavirus.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport” Cristiano Ronaldo nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje të këtij lloji. Kështu, që portugezi ka braktisur çdo mundësi për të rikuperuar pagat e prapambetura. Edhe pse fleta e famshme e firmosur nga Giorgio Chiellini dhe Andrea Agnelli përfshin një seri me futbollistë, përfshirë CR7.

ZBULOHET DOKUMENTI QË SHFAJËSON JUVENTUS
Dokumentet e paraqitura në Kolegjin e Arbitrazhit nga asi portugez janë të gjitha të pavlefshme sepse kanë të bëjnë me Hetimin Prisma. Ky hetim, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ka kaluar në duart e Prokurorisë së Romës, e cila ende nuk ka shqyrtuar të gjithë materialin e mbledhur.

Ajo që mbyll çështjen, është një dokument i nënshkruar nga Cristiano Ronaldo në ditët e fundit të merkatos së verës 2021. Në të, portugezi deklaronte se nuk kishte më asnjë çështje pezull me Juventus dhe se klubi nuk duhej t’i kthente asgjë. Në këtë pikë duket se portugezi ka hequr dorë ligjërisht nga pagesa të mëvonshme dhe gjyqi vetëm mund ta konfirmojë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top