Cristiano Ronaldo dhe Al-Nassr janë eliminuar nga Liga e Kampionëve aziatike në gjysmëfinale nga japonezët e Kawasaki Frontale me rezultatin 3-2. Favoritët sipas parashikimeve ishin të gjithë për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli, që nuk arriti të shkonte në finale përballë sauditëve të Al-Ahli dhe u nxor keq nga loja nga japonezët.
CR7 humbi një gol me portën bosh në sekondat e fundit dhe pas vërshëllimës përfundimtare nuk e gjen dot qetësinë, me një sjellje shumë të çuditshme në mes të fushës ku shihej gjithë dëshpërimi i dikujt që nuk ka arritur ende të fitojë një titull që kur ka mbërritur në Arabinë Saudite.
Cristiano Ronaldo humb një gol me portën bosh
Al-Nassr ishte gjithmonë ‘nën’ në gjithë ndeshjen, me japonezët që kaluan në epërsi me Ito, por Sadio Mané, ish-lojtar i Liverpool, e riktheu gjithçka në barazim. Ozeki dhe Ienaga i dhanë epërsi të thellë Kawasaki Frontale dhe skuadra e tekniut Pioli, me dy gola në disavantazh, u detyrua të ndjekë rezultatin duke shpenzuar gjithë energjitë fizike dhe mendore që kishte në dispozicion.
Ayman Yahya në minutën e 87′ rihapi sfidën dhe në sekondat e fundit Cristiano Ronaldo humbi një gol me portën bosh në mënyrë të pabesueshme: pasi kaloi portierin, CR7 nuk arriti të gjuante në portë dhe mbrojtësi japonez arriti të shpëtonte portën e tij dhe të mbronte avantazhin.
#النصر_كواساكي
حسرة كرستيانو رونالدو بعد خروج فريقة من البطولة pic.twitter.com/zyD5xvAGTq— Abdualrhman (@aboodiharbi) April 30, 2025
Çfarë ndodhi në fund të ndeshjes
Pas vërshëllimës përfundimtare, Dhuran (që kishte humbur një gol gjatë 90 minutave) u rrëzua përdhe me kokën në duar, Otavio dhe Brozović me lot në sy dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë u bë protagonist i një sjelljeje shumë të çuditshme në mes të fushës: Cristiano Ronaldo fliste me vete, duke imituar gjestin e golit të humbur pak më parë dhe e vazhdoi këtë skenë për disa sekonda.
Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus duket sikur i kërkon llogari vetes se si nuk arriti të godiste në portë pasi kishte kontrolluar topin dhe kishte dribluar portierin. Një moment vërtet shumë i vështirë për t’u interpretuar, sepse tregon vullnetin e tij, dhe vështirësinë njëkohësisht, për të fituar një titull me Al-Nassr.
Stefano Pioli e la fushën me fytyrë të zymtë dhe mori një rrahje shpatulle nga një anëtar i delegacionit të klubit saudit. Një zhgënjim i madh për të gjithë.
يهرب ولا يعتذر pic.twitter.com/mDFht0Se7i
— داريو النصر| النخبة (@alnkhbt78228) April 30, 2025