Cristiano Ronaldo do të kthehet në Champions: Arabia synon të marrë Wild Card nga Uefa

Arabia Saudite dëshiron një ekip të saj në Champions League Evropianë. Sipas Il Corriere dello Sport, krerët e federatës arabe synojnë vendosjen e një Wild Card për një klub saudit, për ta lejuar të marrë pjesë në turne nga sezoni 2024/2025. Nuk është rastësi kjo kërkesë pikërisht kur formati i garës do të revolucionarizohet dhe do të kalojë jo vetëm me 36 skuadra, por edhe në një grup të vetëm me 8 ndeshje për ekip kundër të gjitha formacioneve të ndryshme. Ky akses do t’i jepej klubit fitues të Saudi Pro League. Një ide që sjell me vete shumë të panjohura dhe me siguri shumë polemika.

PENGESAT E (PA)KALUESHME
Problemet që sjell kjo ide janë të pallogaritshme. Kështu, sepse një ekip evropian i kualifikuar legjitimisht duhet t’i hapë rrugë formacionit arab me Wild Card. Për më tepër, klubet e kontinentit të vjetër i nënshtrohen rregullave strikte të Fairplay-it financiar të UEFA-s. Ato të Saudi Pro League jo. Problemet logjistike do të shfaqeshin më pas për ndeshjet në transfertë. Skuadra e Lindjes së Mesme në thelb do të duhej të bënte udhëtime ndërkontinentale pothuajse çdo javë, dhe anasjelltas për ekipet evropiane.

 

Megjithatë, pika kryesore është, siç u përmend, ajo e Fairplay-it financiar. Klubet arabe në pronësi të Fondit të Investimeve Publike (PIF) janë të lira të shpenzojnë çdo shumë dhe të ofrojnë çdo lloj rroge, gjë që nuk i lejohet askujt në Evropë. E komplikuar që UEFA të heqë FPF-në dhe e komplikuar që të zbatohet në federatën aziatike. Ideja hap skenarë për ndeshjet e ëndrrave, sfidat spektakolare mes skuadrave fenomenale e kështu me radhë. Sfida të tilla në Champions do të sillnin prestigj dhe publicitet në futbollin arab. Por që vështirë se do të gjejnë një përgjigje të vërtetë në fushë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top