Cristiano hedh poshtë thashethemet për ndarje

Ditët e fundit, thashethemet për një krizë në marrëdhëniet mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez janë shtuar, veçanërisht pas një dëshmie që pretendohej se mes tyre ka pasur diskutime të shumta, për shkak të shpenzimeve të Georginës.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo vendosi të sqarojë të gjitha aludimet për ndarje. Në Instagram, futbollisti 38-vjeçar publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet me Georgina Rodríguez, duke shkëmbyer puthje në buzë.

“Një dolli për dashurinë”, ka shkruar Cristiano Ronaldo në përshkrimin e fotografisë, duke hedhur poshtë spekulimet për ndarje. Në pak minuta kjo foto ka regjistruar afro një mijë “pëlqime” dhe afro 20 mijë komente.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top