CR7 sfidon te penalltitë portierin robot: arrin të shënojë vetëm kur kupton “trukun”

Cristiano Ronaldo sfidoi te penalltitë portierin robot që lëviz me inteligjencë artificiale. Si përfundoi? CR7 arriti të shënojë, por iu desh të provonte disa herë para se të gjente trajektoren dhe këndin e duhur për të mposhtur atë siluetë që mbulon të gjithë lartësinë e portës dhe që ka mjaft “intuitë” sa të analizojë goditjet, duke koduar drejtimin dhe shpejtësinë e topit falë disa sensorëve të vendosur në anët e portës. Kush e ka shpikur një makineri të tillë? Mark Rober është një ish-inxhinier amerikan i NASA-s, i cili ka ndërtuar automatin kundër të cilit u vu në provë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Sfida e penalltive mes CR7 dhe portierit robot

Dueli mes njeriut dhe makinerisë u zhvillua gjatë pauzës së kampionateve për ndeshjet e kombëtareve. E gjithë struktura u ngrit brenda qendrës sportive ku qëndronte Portugalia. Për të parë atë garë ishin të pranishëm shumë shokë të skuadrës së CR7, mes të cilëve juventini Conceiçao apo ish-lojtari bardhezi Renato Veiga. Pas disa goditjeve të ngrohjes, shpjegimit të YouTuber-it mbi funksionimin e pajisjes (me një provë që i la të gjithë gojëhapur) dhe disa batutave (“është më i mirë se disa portierë të tjerë që njoh…”, tha Ronaldo), dueli filloi.

Cristiano Ronaldo fiton, por iu desh të nxirrte një “truk”

Futbollistit të Al-Nassr iu desh të përpiqej shumë, madje shumë, përpara se të dilte fitues. Ai provoi disa zgjidhje: duke gjuajtur me forcë, me saktësi, duke ndryshuar këndin ose madje edhe duke zgjedhur zgjidhjen “qendrore”, e cila shpesh i mashtron portierët e vërtetë, duke i spostuar. Por ai nuk ishte prej mishi e kocke. Dorëzimi, megjithatë, nuk është një folje që ekziston në fjalorin e Cristiano Ronaldos, i cili gjithmonë pëlqen të shtyjë përtej kufijve të karrierës së tij. Në fund të fundit, ai vetë ka thënë: “Nuk jam unë që i ndjek rekordet, por rekordet më ndjekin mua”. Dhe kështu ndodhi edhe kundër portierit robotik.

CR7 nuk u demoralizua dhe përdori zgjuarsinë e tij, i ndihmuar edhe nga pak fat. Për ta bërë të pavlefshme shkathtësinë e portierit “artificial”, ai përdori të gjithë teknikën e tij, duke shpikur një truk që i vjen nga vite e vite përvojë. Si? Duke lëshuar një goditje të mbushur me efekt, që u vendos atje ku as makina nuk mund të arrijë. Në atë hapësirë të vetme të lirë që vetëm saktësia milimetrike mund ta kapë. Dhe kështu ndodhi. Trajektorja me efekt e mposhti gardianin, por për shumë pak.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top