Ç’po ndodh?/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, largohet edhe kreu i policisë së Tiranës

Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi ka qenë i kryeministrit Edi Rama pas protestës së opozitës të shtunën.

Sipas BW, arsyetimi pas shkarkimit të Prodës është “mosgarantimi i rendit dhe sigurisë” gjatë protestës së opozitës, “duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj”.

Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët.

Sakaq, bëhet me dije se Sokol Bizhga do të komandohet në drejtimin e Policisë së Shtetit. Po ashtu raportohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top