“Conte i mbylli lojtarët e Tottenham në zhveshtore”: kjo është prapaskena e zbuluar nga Daily Mail

Conte nuk është më trajneri i Tottenham, por vazhdojnë të zbulohen prapaskena mbi acarimin e mardhënieve të teknikut me lojtarët e drejtuesit që sollën divorcin. Më drastike, gjatë kohës së qendrimit të italianit në pankinën e londinezëve, ëqshtë ajo e zbuluar nga Daily Mail. E përditshmja britanike tregon se Conte i mbylli lojtarët e tij në dhomën e zhveshjes.

Trajneri dhe Tottenham u shkëputën me marrëveshje të përbashkët, pasi italiani kishte bërë deklarata të pakëndshme ndaj klubit. Marrëdhëniet e tij me dhomën e zhveshjes ishin përkeqësuar pas kritikave të tij edhe ndaj lojtarëve. Karakteri dhe qëndrimi taktik i teknikut leçez ishte në kundërshtim me idenë e lojtarëve dhe klubit. Kështu që Conte ia la stolin zëvendësit të tij Stellini. Një prapaskenë e zbuluar nga Daily Mail tregon se si lojtarët kanë arritur në përfundimin se nuk duan të kenë të bëjnë më me Conte.

PRAPASKENA
Pasi Tottenham kishte fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, Conte provoi një mjet të fundit për t’i vendosur lojtarët para përgjegjësisë. Trajneri mblodhi të gjithë lojtarët në dhomën e zhveshjes së qendrës stërvitore të Enfield. E, kur hyri edhe i fundit, ai mbylli derën dhe i tha Kane të qëndronte atje për të diskutuar dhe kuptuar arsyen e figurave të shëmtuara të bëra në fushë.

Ironikisht, ajo që vendosën lojtarët e Spurs ishte se problemi ishte Conte, ai dhe ngurtësia e tij taktike. Pasi vendosën këtë, ata shkuan t’i kërkonin atij të ndryshonte lojën dhe ta bënte atë më ofensive. Gjë që tekniku e bëri, por erdhën eleminimet në FA Cup dhe në Champions League që shtypën entuziazmin e dhomave të zhveshjes. Sidoqoftë nuk shkoi shumë dhe trajneri u hoq, për lumturinë e shumë lojtarëve të Spurs.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top