Conference League: Crystal Palace, Shakhtar dhe Rayo fitojnë bindshëm

Çerekfinalet e Conference League nisën me fitoren e thellë 3-0 të Rayo Vallecano ndaj AEK Athens, ndërsa në mbrëmje u zhvilluan edhe tre përballjet e tjera.

Crystal Palace konfirmohet si një nga pretendentët kryesorë për trofeun, pasi mposhti bindshëm 3-0 Fiorentina-n në “Selhurst Park”. Skuadra e Glasner kaloi në avantazh me penalltinë e realizuar nga Mateta në minutën e 24-t, ndërsa Mitchell dyfishoi shifrat në të 31-ën. Fiorentina provoi të reagojë në pjesën e dytë, por u ndal nga traversa e Fabbian në minutën e 51-të. Në fund, Sarr vulosi rezultatin në 3-0 në minutën e 91-të, duke i dhënë anglezëve një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit.

Po aq bindëse ishte edhe fitorja e Shakhtar Donetsk, që triumfoi 3-0 ndaj AZ Alkmaar, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve. Ndërkohë, Mainz bëri detyrën në shtëpi duke mposhtur 2-0 Strasbourg, duke marrë një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top