Conference League: Chelsea pëson humbjen e parë, por arrin gjysmëfinalen

Fiorentina, Betis, Chelsea dhe Djugarden janë katër gjysëmfinalistët e Conference League. Italianët barazuan 2-2 në Franci, por avancuan falë fitores në ndeshjen e parë. Londinezët pësuan humbjen e parë në kompeticion, por e pamjaftueshme që Legia të merrte kualifikimin. Betis rezistoi 1-1 në transfertë me Jagellonia por e fortë në 2-0 e ndeshjes së parë kaloi në katër më të mirët. Befasinë e bëri Djugarden, që pasi ishte mundur në shtëpi 1-0 shkoi fitoi në Vjenë me Rapid, duke triumfuar në shtesë 1-4.

FIORENTINA 2-2 CELJE 

Fiorentina, finaliste në dy edicionet e fundit, siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e Conference League, Vjollcët do të përballen me spanjollët e Betis Sevilla. Pas fitores 2-1 në Slloveni, Fiorentina barazon 2-2 ndaj Celje, duke rrezikuar më se ç’duhej.

Skuadra toskane kalon në avantazh në minutën e 37-të me një goditje diagonale nga Mandragora. Ai shënon edhe në këtë takim pas golit të parë në ndeshjen e parë. Brenda 11 minutave, mes minutës së 54-t dhe të 65-t, miqtë fillimisht barazojnë me Matko. Më pas kalojnë në epërsi me Nemanic, duke e balancuar rezultatin total.

Një “dush i ftohtë” për tifozët vendas. Por Kean rikthen shpresën vetëm dy minuta më vonë duke barazuar rezultatin. Gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje. Por VAR-i e korrigjon vendimin. Më pas u anuluan edhe dy gola të tjerë për Fiorentinën. Një për Ranierin dhe një për Kean, të dy për pozicion jashtë loje.

CHELSEA 1-2 LEGIA WARSZAWA

Legia Warszawa befasoi Chelsea duke e mposhtur me rezultatin 1-2 në “Stamford Bridge”. Por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar më tej. Londinezët fituan 0-3 në ndeshjen e parë dhe siguruan kualifikimin për në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Polakët kaluan në epërsi që në minutën e 10-të, kur Tomáš Pekhart realizoi saktë me 11 meetërsh. Chelsea barazoi përkohësisht në minutën e 33-të me Marc Cucurella. Mbrojtësi spanjoll shënoi edhe në minutën e 42-të, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

 

Legia nuk u dorëzua dhe në minutën e 53-të, Steve Kapuadi shënoi golin e dytë për polakët. Kështu vulosi një fitore historike në tokën angleze ndaj një prej gjigantëve të futbollit evropian.

Megjithatë, falë fitores 0-3 në sfidën e parë, Chelsea ruajti avantazhin dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Conference League. Ndërsa Legia largohet me kokën lart pas një performance dinjitoze.

RAPID VIENA 1–4 DJURGÅRDEN  

Ndeshja për skuadrën e Klaus komplikohet që në minutën e 7-të. Sangaré ndëshkohet me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një kundërshtari. Më pas, në minutën e 37-të, suedezët fitojnë një penallti pas një prekjeje me dorë në zonë nga Auer. Nga pika e bardhë realizon Danielson.

Para përfundimit të pjesës së parë, Larsson shënon një autogol fatkeq dhe barazon shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë, vendasit luajnë më mirë, por në minutën e 77-të, Kosugi me një goditje nga distanca kalon përsëri në avantazh Djurgården-in dhe çon ndeshjen në shtesë.

Superioriteti numerik i suedezëve bëhet vendimtar në kohën shtesë. Gulliksen shënon një gol të bukur me të djathtën nga jashtë zone në minutën e 93-të për 3-1. Sulmuesi norvegjez i lindur në vitin 2003 mbyll gjithçka me golin e katërt personal për skuadrën e tij.

Në fund, Rapid Vienna mbetet me nëntë lojtarë pas kartonit të kuq të drejtpërdrejtë për Yao. Një sukses i madh për Djurgården-in, që për herë të parë në histori arrin kaq larg në një garë europiane.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top