Conference League: Chelsea fiton me përmbysje, Maresca ngre trofeun

Chelsea bëhet klubi i parë që arrin të fitojë të pesë kompeticionet kryesore të UEFA-s.

Chelsea u trondit për një pjesë loje, nën presionin e Abde Ezzalzoulit dhe Real Betisit. Por arriti të fitojë Conference League me një përmbysje të furishme në gjysmë orën e fundit. Betis kaloi në avantazh në minutën e 9-të me golin e ish-lojtarit të Barcelonës. Por pas daljes së tij për shkak dëmtimi, gjithçka ndryshoi. Enzo Fernandez (66′), Jackson (70′), Sancho (82′) dhe Caicedo (91′) realizuan golat e fitores 4-1. Trofeu i parë evropian i Betisit u shpërbë, ndërsa Maresca feston.

Ndeshja

Wroclawdhe Conference League vishet në blu. Është bluja e Chelseat, që përmbysi gjithçka dhe mposhti 4-1 Betisin. Dhe Enzo Maresca mori trofeun e tij të parë të rëndësishëm, pas kualifikimit në Champions. Fillimi ishte i furishëm për spanjollët, me një ritëm shumë të lartë që vuri në vështirësi londinezët. Antony rrezikoi që në fillim, pastaj në minutën e 9-të Isco asistoi për Abde Ezzalzoulin që shënoi për 1-0. Ish-lojtari i Barçës “çmendi” mbrojtjen e Chelseat. Malo Guston dukej i lodhur që nga minutat e para, ndërsa Betis dominoi dhe ishte pranë golit të dytë. Jorgensen ndaloi Bartra-n, ndërsa Abde dhe Sabaly shpërdoruan raste të mira.

Pjesa e dytë nisi me daljen nga loja të mbrojtësit francez dhe hyrjen e James, duke ndryshuar ndeshjen. Në minutën e 52-të Ezzalzouli u detyrua të largohej për shkak dëmtimi. Me të u “shua” edhe loja e Betisit. Chelsea mori kontrollin, me James dhe Jackson shumë pranë golit.

Barazimi ishte në ajër dhe erdhi në minutën e 66-të. Palmer shërbeu një kros perfekt për Enzo Fernandezin, i cili shënoi me kokë për 1-1. Por 4 minuta më pas, një tjetër asist nga Palmer u finalizua nga Jackson për përmbysjen 2-1. Betis u përpoq të reagonte pas një gjysmë ore të errët. Por u ndëshkua përfundimisht në minutën e 82-të nga Jadon Sancho. Më pas, në minutën e 91-të, Caicedo realizoi golin e tij të parë në garat evropiane.

Chelsea rikthehet te trofetë ndërkombëtare dhe Maresca. Arkitekti i këtij suksesi ngrihet në qiell nga lojtarët. Chelsea bëhet kështu fituesi i katërt i Conference League, pas Romës, West Hamit dhe Olympiacosit.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top