Como mposht Napolin, skuadra e Contes i dorëzon kreun Interit

Como ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj në javën e shkuar kundër Fiorentinës. Skuadra e Fabregas ka mposhtur me shifrat 2-1 Napolin.

Në minutën e 7-të, Amir Rrahmani shkaktoi autogol duke kaluar në epërsi Comon. Festa nuk zgjati shumë pasi Raspadori riktheu baraspeshën në të 17-ën. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa në të dytën u shfaq supertalenti Asan Diao i cili realizoi një gol të bukur për Komon duke i dhënë dhe fitoren.

Pas këtij triumfi, skuadra e Fabregas ngjitet në vendin e 13-të me 28 pikë/, ndërsa Napoli humbet kreun dhe pozicionohet në vendin e 2-të me 56 pikë, 1 më pak se Interi kryesues.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top