CNN zbulon: Jota u këshillua nga doktorët të mos fluturonte, prandaj mori makinën

Sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën këtë të enjte në një aksident në Spanjë.

“CNN Portugal” ka treguar disa detaje së fundmi. Sipas asaj që shkruhet, Diogo Jota u këshillua të mos fluturonte pas një ndërhyerje në mushkëri, me lojtarin që për këtë arsye, zgjodhi të nisej me makinë.

“Ishte rrugës për në veri të Spanjës ku e priste një traget në portin e Santanderit pasi do të udhëtonte në rrugë detare drejt Anglisë. Ishte nisur së bashku më të vëllanë me destinacion Liverpulin”, zbuloi “CNN Portugal”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top