Çmimi i naftës, Braçe: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

Gjatë seancës në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ngriti si çështje modelin e tregut të hidrokarbureve që po ndikon në çmimin e naftës, e cila shihet të ketë tendencë rritjeje.

“Duhet të kthejmë vëmendjen nga modeli i tregut që kemi në këtë sektor. Është shumë e rëndësishme që narrativa që synon të fshehë elementë të posaçëm dhe modeli që kemi në tregun e hidrokarbureve të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme për të zhurmuar ose fshehur e tërhequr vëmendjen në drejtime të tjera”, tha Braçe.
Deputeti tha se Shqipëria ka çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon. “Me tregun dhe çmimet e sotme në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në të gjithë rajonin. Po flas për çmimin neto, pa taksa fare që është më i larti se në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Serbi”, u shpreh Braçe.

Ai adresoi edhe shqetësimin për reagimin e furnizuesve të hidrokarbureve, një shoqatë që tha se funksionon si kartel dhe kërcënimet për ndërprerjen e furnizimit cenojnë sigurinë kombëtare.

“Ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel, tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimin, importin e me radhë, janë tone kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare që duhet të marrin përgjigje duke shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton fitime, arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”, përfundoi Braçe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top