Rritja e çmimeve të fruta-perimeve po ndjehet gjithnjë e më shumë në buxhetet familjare, teksa produktet bazë po kushtojnë më shtrenjtë nga java në javë. Televizioni “SCAN” ka kryer një vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, ku vihen re çmimet e larta të produkteve që konsumohen thuajse çdo ditë nga qytetarët. Një kilogram domate në tregjet ekryqtytetit varijon nga 250-350 lekë për kilogram.
Ndërkaq, ajo që bie në sy është çmimi I lartë I specave, të cilat janë mbi 350-500 lekë për kilogram. Çmimet e larta janë edhe tek produkte si patëllxhanët, të cilat I kalojnë 350 lekë/kg, por edhe brokoli, lulelakra, barbunjat e bizelet, të cilat janë kthyer në të papërballueshme nga qytetarët. Këta të fundit shprehen se kostot janë rritur ndjeshëm, ndërsa tregjet duken thuajse bosh.
Por nëse bën një krahasim midis çmimeve të shumicës në produktet vendase dhe çmimeve në tezgat e tregjeve, në disa produkte vërehet një diferencë jo e vogël, gjë që do të thotë se nga fermeri,e derisa mbërrin tek konsumatori, çmimi pëson rritje të konsiderueshme.
Megjithatë, çmimet ndryshojnë sipas zonave, në zonat qendrore dhe që njihen si më elitare, çmimet janë më të shtrenjta, krahasuar me zonat më larg qendrës. E ndërsa çmimet në tregjet e pakicës janë këto të pasqyruara, në marketet e lagjeve çmimet gjithashtu reflektojnë një rritje. Jashtë kamerave, tregtarët shprehen se çmimet janë rritur ndjeshëm dhe kostot e tyre janë shtuar.