Pep Guardiola bën pasime në plazh me lojtarët e tij pak orë përpara ndeshjes kundër Juventus: topi nuk duhet të bjerë dhe trajneri i Manchester City tregon prekjet dhe cilësinë e tij. “Citizens” do të luajnë për vendin e parë në grupin G kundër skuadrës bardhezi, por në orët që i paraprinë ndeshjes në Camping World Stadium të Orlandos, trajneri katalanas vendosi t’i çojë djemtë e tij në plazh për një seancë ndryshe stërvitore.
Guardiola, pasime në plazh me lojtarët: topi nuk duhet të bjerë
Në moshën 54-vjeçare Pep Guardiola vazhdon të tregojë gjithë cilësinë e tij në kontrollin e topit, pikërisht si kur drejtonte mesfushën e Barcelonës. Trajneri i Manchester City, në një video të publikuar nga klubi anglez, është filmuar teksa pasonte me lojtarët e tij dhe tregoi, edhe një herë, klasin e tij në kontrollin e topit.
Në seancën stërvitore që trajneri katalanas zhvilloi në plazh, pas ushtrimeve të rikuperimit, e gjithë skuadra dhe vetë Pep u argëtuan duke prekur topin për të ulur pak tensionin në prag të ndeshjes me Juventus.
Two touch on the beach with the boss pic.twitter.com/GRL6IqMUUu
— Manchester City (@ManCity) June 24, 2025
Guardiola: “Fitorja e Botërorit për Klube nuk ndryshon sezonin”
Pep Guardiola disa ditë më parë analizoi sezonin sapo përfunduar të Citizens dhe deklaroi në mënyrë të prerë: “E kam thënë disa herë që sezoni nuk ka qenë i mirë. Fitorja e Kupës së Botës për Klube nuk do ta ndryshojë këtë. Qëllimi im aktual nuk është të fitoj këtë kompeticion, por të zgjas qëndrimin tonë këtu”.
“Citizens” përfunduan 13 pikë pas Liverpool, u eliminuan në “playoff”-in e Champions League nga Real Madrid dhe humbja në finalen e FA Cup janë plagë të dukshme, përveç eliminimit në raundin e katërt të Carabao Cup (kundër Tottenham, shënim red.). Trofeu i vetëm sezonal i fituar ishte Community Shield, duke mposhtur Manchester United me penallti.
Trajneri spanjoll përfundoi: “Tani që jemi këtu, dua të jap maksimumin. Dua të shijoj këtë moment, sepse këtu arrihet vetëm një herë në katër vjet… Dhe dua të shkoj sa më larg të jetë e mundur”.