City, marrëveshje rekord me shifra monstruoze: 1 miliard paund për 10 vjet nga Puma

Sezoni sapo i përfunduar nuk shkoi pikërisht sipas planeve (madje…) por Manchester City mund të ngushëllohet gjithsesi falë rinovimit të kontratës rekord me sponsorin teknik Puma, i cili do të derdhë në arkën e klubit një çek prej një miliard paund (mbi 1,1 miliard euro) për dhjetë vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për një shifër rekord edhe për Premier League e pasur: marrëveshja më e pasur deri më tani i përkiste në fakt kushërinjve të Manchester United, për të cilët Adidas kishte prerë një çek prej 90 milionë paundësh në vit në 2023.

City tani fiton edhe derbin e të ardhurave: Puma do të paguajë në fakt 100 milionë paund për sezon në klub deri në 2035, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me 65 të marrëveshjes së mëparshme, të firmosur në 2019. Rritja e konsiderueshme lidhet me rezultatet sportive të arritura nga klubi, i cili vitet e fundit ka fituar katër herë Premier League dhe ka realizuar Tripletën e parë historike në historinë e tij, në 2023.

“MOMENTE HISTORIKE”
Në bilancin e vet, të publikuar më 30 qershor 2024, City ka njoftuar një xhiro rekord për Premier League, në vlerën e 715 milionë paundëve, ndërkohë që të ardhurat komerciale janë rritur nga 341,4 milionë paund në 344,7 milionë paund. Shifra të rëndësishme, të destinuara të rriten falë edhe partneritetit me gjigantin gjerman të veshjeve sportive, i cili ka vendosur rekorde të reja shitjesh falë bashkëpunimit me klubin anglez.

Lexo më tej: Zakoni i keq i Manchester City: futet në fushë me vonesë, gjobë mbi 1 milion paund

“Ne kemi bashkuar forcat me Puma me ambicien për ta sfiduar veten dhe për të shkuar përtej pritshmërive – tha Ferran Soriano, administrator i përgjithshëm i City Football Group. – Kemi përjetuar së bashku shumë momente historike, duke përfshirë tifozët nga e gjithë bota. Rinovimi dhe zgjerimi i sotëm e forcon marrëdhënien tonë dhe e projekton atë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritshme”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top