City “blindon” yjet para dënimit të mundshëm: pas Pep, radhën e ka Haaland

Pasi ka bindur Pep Guardiolën të qëndrojë të paktën edhe një sezon tjetër, Manchester City tani po punon për të zgjatur qëndrimin në Etihad të Erling Haaland, për të cilin është gati një kontratë e re prej 110 milionë eurosh. Ditët e fundit, trajneri katalanas ka arritur një marrëveshje parimore për të rinovuar kontratën e tij aktuale, që skadon në verën e vitit 2025, me një zgjatje të paktën deri në vitin 2026 dhe një opsion deri në 2027.

Marrëveshja e re, e cila pritet të zyrtarizohet së shpejti, nuk do të përfshijë asnjë klauzolë largimi, edhe nëse City ndëshkohet për akuzat e 115 shkeljeve të Fair Play Financiar të Premier League. Tani, të gjitha përpjekjet e drejtuesve të kampionëve të Anglisë janë përqendruar në sigurimin e kontratave të lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Në krye të listës është pikërisht Haaland, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, por që prej kohësh ka tërhequr interesimin e Barcelonës.

Sipas tabloidit Sun, sulmuesit norvegjez, i cili ka shënuar tashmë 105 gola që kur mbërriti në Angli në 2022, do t’i ofrohet së shpejti një kontratë e re katër ose pesëvjeçare me vlerë mbi 100 milionë paund (pa përfshirë bonuset). Kjo do ta bëjë atë lojtarin më të paguar të skuadrës.

Pasi të sigurohet e ardhmja e Haaland, radhën do ta ketë Kevin De Bruyne, 33 vjeç, për të vendosur për të ardhmen e tij. I goditur shpesh nga dëmtimet në sezonet e fundit, mesfushori belg është i tunduar nga një aventurë në MLS, por Guardiola mund ta bindë atë të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera në Premier League.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top