“Cirk mediatik!” – Blake Lively shpërthen ndaj Justin Baldoni

Blake Lively ka akuzuar Justin Baldoni, për rrjedhje të qëllimshme të informacionit nga dëshmia e saj me dyer të mbyllura, në një proces ligjor që po bëhet gjithnjë e më i tensionuar.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatën federale të Manhatanit, Lively u mor në pyetje nën betim të enjten nga avokatët e Baldoni-t – dhe vetëm dy minuta pas fillimit të dëshmisë, TMZ publikoi detaje nga seanca, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të palës së aktores.

“Në përputhje me qëllimin e tyre për të krijuar një cirk mediatik rreth zonjës Lively, duket se pala e Baldoni-t zbuloi menjëherë detaje nga dëshmia në tabloidë,” – thuhet në dokumentin e dorëzuar nga avokatët e Lively, ku përmendet edhe kompania e produksionit Wayfarer Studios, që ndodhet nën hetim së bashku me Baldoni.

Të nesërmen, tabloidi Daily Mail publikoi një artikull të detajuar që përshkruante çfarë kishte veshur Lively, si dhe faktin që ajo ishte shoqëruar nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds dhe motra e saj Robyn. Megjithatë, ata nuk ishin të pranishëm gjatë marrjes në pyetje. Artikulli aludonte se Lively kishte “nevojë për një ekip të madh mbështetës”, ndërsa Baldoni ishte shoqëruar vetëm nga një avokat – diçka që Lively e mohoi, duke thënë se pala tjetër kishte me vete 13 avokatë.

Në dokumentet e dorëzuara të hënën, Lively kërkoi që avokati i Baldoni-t, Bryan Freedman, të sanksionohet për një “fushatë të qëllimshme dëmtimi ndaj karakterit dhe reputacionit të saj”.

Aktorja e “Gossip Girl” ka ngritur një padi prej 250 milionë dollarësh kundër Baldoni-t dhe të tjerëve, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual në setin e filmit “It Ends With Us”, që ai vetë e drejtoi dhe ku luajti përkrah saj.

Në dokumente thuhet se situata në set u përkeqësua aq shumë, sa që pati një takim të tensionuar ku Lively dhe Reynoldsi kërkuan Baldoni-t të mos i tregonte më video apo foto nudo të grave, si dhe të mos fliste më për varësinë e tij ndaj pornografisë apo përvojat seksuale të së kaluarës.

Në kundërpërgjigje, Baldoni e paditi Lively-n dhe Reynolds për 400 milionë dollarë, duke i akuzuar për shpifje dhe shantazh. Por në qershor, gjyqtari Lewis Liman hodhi poshtë padinë e Baldoni-t, duke ia njohur Lively-s fitoren e parë ligjore në këtë betejë mediatike.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top